V E N D I M PËR MIRATIMIN E RAPORTIT III KOMBËTAR, PERIODIK, NË KUADËR TË KONVENTËS “PËR ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT TË GRAVE” (CEDAW)
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RAPORTIT III KOMBËTAR, PERIODIK, NË KUADËR TË KONVENTËS “PËR ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT TË GRAVE” (CEDAW)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 1, të ligjit nr.7767, datë 9.11.1993, “Për aderimin në konventën “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të grave””, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e raportit III kombëtar, periodik, në kuadër të konventës “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të grave” (CEDAW).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA