V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËS LEVAN-VLORË
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËS LEVAN-VLORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Levan-Vlorë, në shumën prej 23 000 000 (njëzet e tre milionë) eurosh.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA