E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR KORRIGJIMIN E ÇRREGULLIMEVE NË NDARJEN E TOKËS PËR FSHATIN ÇUKË TË SARANDËS

V E N D I M

PËR

KORRIGJIMIN E ÇRREGULLIMEVE NË NDARJEN E KËS PËR FSHATIN ÇUKË TË SARANDËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 2, 3 e 7, të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.          Autorizimin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të komisionit qeveritar të tokës, pranë kësaj ministrie dhe të komisionit të tokës në këshillin e qarkut të Vlorës, për kalimin e 25.8 ha, tokë bujqësore të ish-NB-Vurgut, për t’u ndarë, në pronësi, sipas dispozitave ligjore për plotësimin e normës së tokës, për frymë të familjeve bujqësore, të fshatit Çukë, të Sarandës.

2.           Fondi i tokës për ndarje të merret nga sipërfaqja ekzistuese e tokës bujqësore, që është disponuar dhe administruar nga ish-NB-ja e Vurgut.

3.           Vendndodhja e sipërfaqes së tokës për ndarje, procedurat e plotësimit të dokumentacionit të ndarjes së tokës për familjet bujqësore, që sipas ligjit do të trajtohen me tokë, përcaktohen nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›