V E N D I M PËR DHËNIEN NË PËRDORIM AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, MINISTRISË SË INTEGRIMIT, AVOKATIT TË PROKURIMEVE PUBLIKE, QENDRËS KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT DHE AGJENCISË SË PROKURIMEVE PUBLIKE TË DISA MJEDISEVE TË NDËRTESËS (G
V E N D I M
PËR
DHËNIEN NË PËORIM AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, MINISTRISË SË INTEGRIMIT, AVOKATIT TË PROKURIMEVE PUBLIKE, QENDRËS KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT DHE AGJENCISË SË PROKURIMEVE PUBLIKE TË DISA MJEDISEVE TË NDËRTESËS (GODINËS) SË ISH-INIMA-S
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Dhënien në përdorim Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit të disa mjediseve, në katin përdhe, të ndërtesës së ish-INIMA-s, në administrim të Këshillit të Ministrave, sipas vendndodhjes së përcaktuar në planimetrinë, në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të shfrytëzojnë hapësirat e përbashkëta, sipas planimetrisë bashkëlidhur vendimit.
2. Dhënien në përdorim Ministrisë së Integrimit të disa mjediseve, në katin përdhe, të ndërtesës së ish-INIMA-s, në administrim të Këshillit të Ministrave, sipas vendndodhjes së përcaktuar në planimetrinë, në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Dhënien në përdorim Ministrisë së Integrimit, Avokatit të Prokurimeve Publike, Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit të hapësirave të nevojshme për parkim, sipas vendndodhjes së përcaktuar në planimetrinë, në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Integrimit, Avokati i Prokurimeve Publike, Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Agjencia e Prokurimeve Publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA