E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN  E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 8 e 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, në programin “Mbështetje për zhvillim ekonomik”, zëri “Shpenzime kapitale të brendshme”, t’i shtohet fondi prej 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekësh.

2.       Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.       Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe  Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›