E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, TË NJË SIPËRFAQEJE PREJ 100 M2 SHOQATËS JOFITIMPRURËSE “AKSION PLUS”

V E N D I M

PËR

DHËNIEN NË PËORIM, PA SHPËRBLIM, TË NJË SIPËRFAQEJE PREJ 100 M2 SHOQATËS JOFITIMPRURËSE “AKSION PLUS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 901 e vijues të Kodit Civil, dhe të nenit 4, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Dhënien në përdorim, pa shpërblim, të sipërfaqes prej 100 m2 në administrim të Qendrës së Zhvillimit të Fëmijëve, Tiranë, shoqatës jofitimprurëse “Aksion Plus”, për ndërtimin e “Qendrës për rehabilitimin e përdoruesve të drogës dhe për veprimtaritë në luftën kundër HIV/AIDS”, sipas planimetrisë dhe planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.       Ministria e Shëndetësisë autorizohet që të lidhë aktmarrëveshjen përkatëse me shoqatën jofitimprurëse “Aksion Plus”, sipas legjislacionit në fuqi.

3.       Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›