V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS, “PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI SEKSUAL DHE ABUZIMI SEKSUAL”
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS, “PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI SEKSUAL DHE ABUZIMI SEKSUAL”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të konventës së Këshillit të Evropës, “Për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual”, Lanzarote, më 25.10.2007.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/11/2008