V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR ZBATIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË KRIMEVE PËR ISH-JUGOSLLAVINË
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR ZBATIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË KRIMEVE PËR ISH-JUGOSLLAVINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA