E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR KALIMIN NGA PËRGJEGJËSIA E ADMINISTRIMIT E MINISTRISË SË MBROJTJES NË PRONËSI TË BASHKISË SHKODËR, TË PRONËS SHTETËRORE, ME NUMËR RENDOR 372, “BRIGADË KËMBËSORIE”, SHKODËR, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KË

V E N D I M PËR KALIMIN NGA PËRGJEGJËSIA E ADMINISTRIMIT E MINISTRISË SË MBROJTJES NË PRONËSI TË BASHKISË SHKODËR, TË PRONËS SHTETËRORE, ME NUMËR   RENDOR 372, “BRIGADË KËMBËSORIE”, SHKODËR, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN  NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës,  të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 2, shkronja “c”, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.  Kalimin nga përgjegjësia administrimi e Ministrisë së Mbrojtjes në pronësi të bashkisë  Shkodër, të pronës shtetërore, me numër rendor 372, “Brigadë këmbësorie”, Shkodër, për sigurimin e mjediseve shtesë, për veprimtarinë e institucioneve, në varësi të kësaj bashkie.

2.  Heqjen e kësaj prone nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi  administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar.

3.  Bashkisë Shkodër i ndalohet t’ia ndryshojë destinacionin e përdorimit kësaj prone, si dhe ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

4.  Ngarkohen ministri і Mbrojtjes, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, kryeregjistruesi і Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Shkodër të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›