E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË TRANSFERIMIT DHE KONTRIBUTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDACIONIT PËR FINANCIMIN DHE ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE (FEFAD) DHE FONDIT EVROPIAN PËR E

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË TRANSFERIMIT DHE KONTRIBUTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDACIONIT PËR FINANCIMIN DHE ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE (FEFAD) DHE FONDIT EVROPIAN PËR EVROPËN JUGLINDORE (EFSE)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së transferimit dhe kontributit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, si aksioner i ardhshëm, Fondacionit për Financimin dhe Zhvillimin e Ndërmarrjeve (FEFAD), si transferues, dhe Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), si përfitues.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›