E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMEVE NË MARRËVESHJEN FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN VJETOR RAJONAL, CARDS 2006

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMEVE NË MARRËVESHJEN FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN VJETOR RAJONAL, CARDS 2006

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I :

 Miratimin, në parim, të ndryshimeve në marrëveshjen financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin vjetor rajonal, CARDS 2006.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA


30/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›