E Hënë, 2 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN NDËRKUFITAR SHQIPËRI - ISH-REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË, PËR

 V E N D I M  

PËR  

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN NDËRKUFITAR SHQIPËRI - ISH-REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË, PËR VITIN 2008, TË KOMPONENTIT TË DYTË TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAADERIMIT, IPA-BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR PËR SHQIPËRINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I :

 Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin ndërkufitar Shqipëri - ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, për vitin 2008, të komponentit të dytë të Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit, IPA-Bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA 


30/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›