V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z.DEJVIS KORRECI, NË ITALI
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PëR MINISTRINë E SHëNDETëSISë, PëR MBULIMIN E PJESSHëM Të SHPENZIMEVE Të KURIMIT Të Z.DEJVIS KORRECI, Në ITALI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, « Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë », dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, « Për buxhetin e vitit 2009 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Shëndetësisë në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri "Shpenzime operative", t’i shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të z.Dejvis Korreci, në Itali.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA16/12/2009