V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT TË « BIBLIOTEKËS SË KADAREVE»
V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARIT Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT Të « BIBLIOTEKëS Së KADAREVE»
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit të “Bibliotekës së Kadareve”, Gjirokastër.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare, Gjirokastër.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen e përgjithshme 144 (njëqind e dyzet e katër) m², truall, dhe 96 (nëntëdhjetë e gjashtë) m², ndërtim 3- katësh, me çmim 11 938 (njëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tetë) lekë/ m², vlerësuar në shumën e përgjithshme 5 367 480 (pesë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e tetëdhjetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
5. Shpenzimet procedurale, në shumën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
6. Shpronësimi të përfundojë brenda 30 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
7. Punimet për realizimin e projektit të përfundojnë brenda datës 31.3.2010.
8. Regjistrimi i pasurisë së paluajtshme, në emër të drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare, Gjirokastër, i përbërë nga 144 ( njëqind e dyzet e katër) m², truall, dhe 96 (nëntëdhjetë e gjashtë) m², ndërtim 3-katësh, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
9. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe drejtoria rajonale e kulturës kombëtare, Gjirokastër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA16/12/2009