E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN, PËRBËRJEN DHE PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KOMITETIT NDËRSEKTORIAL PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT (KNMSHPD)

V E N D I M

PëR 

ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN, PëRBëRJEN DHE PëRCAKTIMIN E MASëS Së SHPëRBLIMIT Të ANëTARëVE Të KOMITETIT NDëRSEKTORIAL PëR MBROJTJEN  E SHëNDETIT NGA PRODUKTET  E DUHANIT (KNMSHPD)
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit (KNMSHPD) kryesohet nga ministri i Shëndetësisë dhe në përbërje tka këta anëtarë:
- Zëvëndësministrin e Financave
 ;   - Zëvëndësministrin e Brendshëm
 ;- Zëvëndësministrin e Mbrojtjes;
- Zëvëndësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
- Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit
  - Drejtorin e Policisë së Shtetit
 ;   - Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve;
 - Kryetarin e Shoqatës së Bashkive.
 
1.     KNMSHPD-ja ka për detyrë të :
 
- orientojë politikat dhe strategjitë për mbrojtjen e shëndetit të publikut nga produktet e duhanit ;
- propozojë rishikimin e akteve, ligjore dhe nënligjore, në fuqi për mbrojtjen e shëndetit të publikut nga produktet e duhanit;- propozojë programe dhe projekte për të sigururar uljen e përdorimit të produkteve të duhanit dhe mbrojtjen e
shëndetit të qytetarëve, si dhe t’i monitorojë e vlerësojë ato;
- angazhohet për orientimin e burimeve dhe të projekteve, që synojnë uljen e përdorimit të produkteve të duhanit dhe
mbrojtjen e shëndetit prej tyre;
- përcaktojë formën dhe tekstin e mesazheve në çdo njësi pakete apo paketimi të produkteve të duhanit, të cilat i
përditëson  të paktën  çdo dy vjet;
- sigurojë një bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe          joqeveritare brenda dhe jashte vendit për politikat e
kontrollit të duhanit;
- raportojë, nëpërmjet kryetarit, çdo vit, komisionit parlamentar përkatës.
 
2.     KNMSHPD-ja mblidhet jo më pak se 4 herë në vit dhe thirret nga kryetari,  i cili, 5 ditë para mbledhjes, u njofton anëtarëve rendin e ditës dhe u dërgon atyre materialet përkatëse.
 
4. Mbledhjet janë të vlefshme, kur marrin pjesë jo më pak se gjysma e anëtarëve dhe vendimet merren me shumicë
votash. Në rast barazimi të votave « pro » dhe « kundër », vota e kryetarit është përcaktuese.
 
5. Pranë Institutit të Shëndetit Publik, ngrihet sekretariati teknik  i këtij komiteti për mbështetjen teknike të tij. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të tij përcaktohet me urdhër të ministrit të Shëndetësisë.
 
6. Masa e shpërblimit të anëtarëve për çdo mbledhje është 5 000 (pesë mijë) lekë.
 
 
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë.
 
8. Vendimi nr.113, datë 17.2.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për organizimin, funksionimin, përbërjen dhe përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të Komitetit Ndërsektorial për Mbrojtjen  e Shëndetit nga Produktet  e Duhanit (KNMSHPD)”, shfuqizohet.
 
 9. Ngarkohet  Ministria e Shëndetësisë për  zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA
16/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›