E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR Miratimin e kalendarit tË menaxhimit tË shpenzimeve publike

V E N D I M
PëR

Miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.9936,      datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.     Miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
2.     Ngarkohen Ministria Financave, Ministria e Integrimit, Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj dhe të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore e fondet speciale të tyre për zbatimin e këtij vendimi.
 
 Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA00/00/0000

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›