Kryetarja e Kuvendit mes fëmijëve në Vlorë në prag të Vitit të Ri
Në prag të festës së ndërrimit të viteve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte në shtëpinë e fëmijëve jetimë Uji i Ftohtë, Vlorë.
E gjendur mes fëmijëve të moshave të ndryshme, disa prej tyre edhe foshnja të porsalindura, zonja Jozefina Topalli uroi që ata të rriten të mirë e të lumtur dhe të shohin dëshirat e tyre të realizohen.
Unë uroj që këta fëmijë të rriten të shëndetshëm, të lumtur dhe gjithmonë me fat të mirë, tha ajo.
Kryetarja Jozefina Topalli falënderoi stafin e shtëpisë së fëmijëve jetimë të Vlorës për punën e mrekullueshme që bëjnë, për përkujdesjen që tregojnë ndaj këtyre fëmijëve dhe për
dashurinë që u falin çdo ditë.
Unë e lexoj në sytë tuaj sesi i mbani dhe kujdeseni për këta fëmijë, tha zonja Jozefina Topalli, duke vlerësuar edhe ambientin mikpritës dhe familjar të krijuar për ta.
Kryetarja Jozefina Topalli shpërndau dhurata për të gjithë fëmijët e kësaj qendre.