E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E KRYETARIT DHE EMËRIMIN E ANËTARËVE, PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT QENDROR, NË KËSHILLIN DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT

V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E KRYETARIT DHE EMëRIMIN E ANëTARëVE, PëRFAQëSUES Të PUSHTETIT QENDROR, Në KëSHILLIN DREJTUES Të FONDIT SHQIPTAR Të ZHVILLIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.     Përcaktimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin kryetar të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
 
2.     Emërimin e anëtarëve, përfaqësues të pushtetit qendror, në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, si më poshtë vijon:
 
a.     Znj. Majlinda Bregu, ministër i Integrimit;
b.    Z. Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
c.     Z. Ferdinand Poni, zëvendësministër i Brendshëm;
ç.     Z. Nezir Haldeda, zëvendësministër i Financave.
 
3.     Vendimi nr.688, datë 18.6.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të FSHZH-së”, shfuqizohet.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA29/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›