E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR KRYEMINISTRINË, PËR PAGESËN E ZYRËS SË PNUD-IT, TIRANË, NË ZBATIM TË MARRËVESHJES SË PLANIT TË VEPRIMEVE TË PROGRAMIT KOMBËTAR, 2006-2010, TË NËNSHKRUAR NDËRMJET KËSHILLIT TË MIN

V E N D I M

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR KRYEMINISTRINË, PËR PAGESËN E ZYRËS SË PNUD-IT, TIRANË, NË ZBATIM TË MARRËVESHJES SË PLANIT TË VEPRIMEVE TË PROGRAMIT KOMBËTAR, 2006-2010, TË NËNSHKRUAR NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PROGRAMIT PËR ZHVILLIM TË KOMBEVE TË BASHKUARA (PNUD)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,      datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025,  datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi prej 26 000 0000 (njëzet e gjashtë milionë) lekësh, për pagesën e zyrës së PNUD-it, Tiranë, në zbatim të marrëveshjes së planit të veprimeve të programit kombëtar, 2006-2010, të nënshkruar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD), më 11 prill 2006.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.

3.     Ngarkohen Kryeministria dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›