E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e kryeministrit Berisha në Konferencën e Ambasadorëve 2007

“Së pari dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht, të përshëndes këtë konferencë si një ngjarje shumë të rëndësishme për vendin dhe t’ju falënderoj për të gjithë punën e çmuar që keni bërë dhe bëni në mbështetje të interesave dhe objektivave kombëtare të vendit. Shpreh kënaqësinë time se kjo konferencë bashkon këtu, si ambasadorët tanë të akredituar në vendet mike, ashtu edhe ambasadorët e vendeve mike të akredituar në Tiranë, dëshmi kjo e faktit se Shqipëria ka objektiva të hapura dhe të qarta. Ajo ka si objektiv të sajin më madhor, në rrafshin e politikës së jashtme, zgjerimin, intensifikimin e bashkëpunimit miqësor, politik, ekonomik, kulturor, ushtarak e të gjithanshëm me vendet  e lira. Ndaj edhe në këtë kontekst, objektivi dhe detyra juaj e parë është që me përkushtim të madh të punoni që marrëdhëniet me vendet mike të njohin dimensione e përmasa të reja. Natyrisht ju, unë dhe çdo punonjës zyrtar i këtij vendi, që në kuptimin e mirëfilltë të fjalës është një shërbëtor i kombit dhe vendit të vet, ka në këtë veprimtari dhe një tregues të vlerësimit të saj. Ndaj, zotërinj ambasadorë, në realizimin e këtij objektivi qëndrojnë dhe disa nga treguesit më kryesor të suksesit të veprimtarisë suaj. Vendet mike duhet të kenë tek Shqipëria, siç edhe kanë, një partner të hapur, të sinqertë, sikundër edhe një komb dhe vend mirënjohës për të gjithë ndihmën dhe kontributet e tyre të jashtëzakonshme në procesin e transformimit  të këtij vendi, nga vendi më i shtypur i Evropës, në një vend të lire, me një demokraci që funksionon.

Ndër objektivat madhore kombëtare, krahas objektivit që sapo përmenda, do të veçoja integrimin e Shqipërisë në NA. Ne, shqiptarët, mbështesim më shumë se çdo komb tjetër anëtarësimin e vendit në NA.  Kjo mbështetje arrin në 94 %. Shumë herë i shtroj vetes pyetjen, të cilën e dëgjoj edhe nga të tjerët se përse është kaq e lartë kjo mbështetje. Por kjo mbështetje nuk ka asgjë folklorike. Ajo reflekton një mprehtësi të madhe të qytetarëve shqiptarë, të cilët shohin tek Aleanca e Atlantikut të Veriut garancinë kryesore për lirinë  e tyre. Ata, të cilët vuajtën më shumë për lirinë dhe vlerat e saj, i kanë ato shumë të çmuara. Ndaj dhe shqiptarët shohin tek Aleanca e Atlantikut të  Veriut sigurinë më të madhe për liritë e tyre dhe të vendin të tyre. Nuk mund të mohohet se në këtë mbështetje të fuqishme që shqiptarët i japin anëtarësimit të Shqipërisë në NA, rol të veçantë ka dhe reagimi i NA-s në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës. Në një moment kritik, kur diktatori i it shokoi ndërgjegjen  e perëndimit me dhunimin masiv të të drejtave të njeriut, ishte Aleanca e Atlantikut  të Veriut që në emër të dimensionit të mbrojtjes së njeriut dhe të drejtave njerëzore, ndërhyri për  të shpëtuar njërën prej katastrofave më të mëdha në historinë e it. Ka dhe faktorë të tjerë, por u ndala në këto momente për të shprehur se sa të mëdha janë obligimet tona për të realizuar këtë mbështetje të lartë të një kombi që ndjehet moralisht anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ne kemi mandatin më të gjerë dhe mbështetjen më të fuqishme për të proceduar me të gjitha reformat, për të marrë të gjitha vendimet e miratuar të gjitha ligjet që nevojiten për të marrë ftesën e anëtarësimit të Shqipërisë në NA. Unë mendoj se kemi bërë përpjekjet më serioze dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekjet më serioze. Aleanca e Atlantikut të Veriut ka bërë të qartë se për vendet e A3, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë, dyert janë të hapura, por ftesa duhet të jetë e bazuar mbi performancën e secilit prej këtyre vendeve. Muajt që vijnë janë përcaktues për vendimmarrjen e 27 vendeve anëtare. Në këtë kontekst, puna juaj ka rëndësi të veçantë për të njohur dhe për të paraqitur me objektivitet dhe realizëm reformat dhe rezultatet e tyre.

Dy vjet më parë kam takuar në Bruksel Sekretarin e Përgjithshëm Jaap De Hoop Schefer, të cilit i thashë se reformat në letër janë letër e vdekur dhe e sigurova se i jemi përmbajtur me vendosmëri këtij motivi. Qeveria dhe institucionet e këtij vendi në tërësi janë të orientuara drejt zbatimit dhe rezultateve të reformave. Ky ka qenë dhe mbetet lajtmotivi ynë. Në të gjithë përpjekjen tonë për marrjen e ftesës për anëtarësimin dhe integrimin në NA, ne kemi pasur si “road map” Planin  e Veprimit të Anëtarësimit. Para tre javësh ne kemi dorëzuar në Bruksel dokumentin e Ciklit të 9-të të këtij Plani, i cili është vlerësuar me të vërtetë pozitivisht nga përfaqësuesit e vendeve anëtare. Në buxhetin që fillon me 1 Janar kemi përcaktuar një rritje prej 2 % GDP të buxhetit për Forcat e Armatosura. Ne kemi njësitë tona në Afganistan , Bosnje, Irak.

Në Rejkiavik, Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje për njësi të vogla, shtesë në Afganistan. Qeveria po konsideron seriozisht t’i përgjigjet pozitivisht kësaj nisme, sikundër jemi të vendosur t’i përgjigjemi seriozisht të gjitha nismave të tjera të Aleancës së Veriut. Ne jemi të vendosur të procedojmë me seriozitet të madh për të arritur reforma të thella dhe të gjithanshme.

Rezultatet  e arritura në luftën kundër krimit të organizuar janë më konkrete, më spektakolare dhe më impresionuese. Sot, treguesit e kriminalitetit në vend janë plotësisht të krahasueshëm me treguesit e kriminalitetit në shumicën e vendeve anëtare të NA-s.  Në mënyrë absolute kjo nuk na bën ne të vetëkënaqemi. Qëndrimi ynë është zero tolerancë ndaj krimit. Pavarësisht se ne kemi ndër treguesit e kësaj lufte, ndër më të suksesshmit, sërish nuk ka vend në qeverinë time, për vetëkënaqësi, përkundrazi ka vend për të zgjeruar bashkëpunimin me të gjitha vendet anëtarë të NA-s, për të nënshkruar me këto vende të gjitha marrëveshjet që ato do të dëshirojnë në mënyrë që luftën kundër kriminalitetit ta bëjmë më efikase. Shqipëria është angazhuar në një luftë kundër korrupsionit, duke e cilësuar këtë si një kancer.

Shqipëria është shembulli që korrupsioni mund të luftohet me efiçencë. Sot, krahas masave të marra në këtë luftë, në këtë betejë me këtë kancer, siç ishte nxjerrja e administratës jashtë konfliktit të interesit, shkurtimi drastik i shpenzimeve administrative, zvogëlimi i administratës, ligji për informatorët e korrupsionit, qeveria ka përcaktuar kriter të parë në vlerësimin e të gjitha shërbimeve dhe procedurave, luftën kundër korrupsionit dhe ky përcaktim po funksionon. Unë ju informoj se dy vjet më parë, ne kemi pasur një debat shumë të gjatë lidhur me nivelin e uljes së taksave, unë personalisht jam njeri që i besoj taksave të ulëta, por ju siguroj se nuk ka qenë ky një nga motivet kryesore që më ka shtyrë mua të jem përcaktues, në vendimet e marra për uljen e taksave, por ka qenë lufta kundër korrupsionit, sepse ai ishte zotimi ynë kryesor. Punonjësit dhe autoritetet përgjegjëse në një seri takimesh janë vendosur përballë alternativës. Në rast se ju do ju përgjigjeni me vjeljen e taksave këtij niveli taksash, unë do të pranoj alternativën tuaj, por në të kundërt do të jetë dështimi përpjekjeve tona në luftën kundër korrupsionit dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë.

Në qoftë se do të kthejmë kokën, pas dy vjetësh për të parë ku jemi do të shohim se pas dy vjetësh ne jemi ndër ato të pakta vende që kemi rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit nga 22 % në 27 % të GDP dhe pothuaj kemi përgjysmuar dhe përgjysmuar taksat. Ata që mund të mendojnë se ka ardhur si rezultat i një çlirimit të madh ekonomik, unë i them se  ai do të vijë, por ka ardhur para së gjithashtu si rezultat i luftës kundër informalitetit. Ka ardhur si rezultat i luftës kundër evazionit. Që të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët korrupsionin universal të një administrate. Ndaj dhe ne kemi rezultate konkrete për të paraqitur para qytetarëve shqiptarë, para taksapaguesve të vendeve mike që adresojnë taksat në Shqipëri dhe para kujtdo tjetër. Lufta kundër korrupsionit është betejë për procedura transparente. Ne kemi vendosur në saj të një programi të sfidës së mijëvjeçarit prokurimin elektronik, regjistrin elektronik të biznesit, taksën on-line dhe po procedojmë me disa masa që vendosim muajt e ardhshëm. Me këto masa ne kompletojmë tërësisht revolucionin tonë fiskal, apo reformën tonë fiskale , e cila në mënyrë absolute ka pasur qëllimin më të parë, luftën kundër informalitetit, kontrabandës dhe korrupsionit sigurisht qëllimi i dytë është një hapësirë më e gjerë ekonomike, por historia provon se nuk janë nivelet e taksave përcaktuese në zhvillimin ekonomik të një vendi. Ato luajnë rolin e tyre, por vendet e zhvilluara kanë nivele të ndryshme taksash.

Reforma në drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme që duhet të kryejë vendi, reformë e cila lidhet para së gjithashtu liritë dhe të drejtat njerëzore. Në Shqipëri ka burra dhe gra të gatshme dhe të vendosur ti rikthejnë asaj të gjithë besimin që meriton tek qytetarët e huaj që vijnë dhe vendosin ëndrrën e tyre, projektet e tyre në Shqipëri. Presidenti i Republikës ka organizuar një tryezë. Qeveria i qëndron plotësisht asaj tryeze. Opozita për momentin ka vërejtje dhe kritikat e saj. Unë ju garantoj ju se do të bëjmë çdo përpjekje që të punojmë bashkërisht për të kompletuar në kohë sa më të shkurtër, një nga reformat më të rëndësishme të               vendit.

Reforma zgjedhore është një reformë shumë e rëndësishme. Natyrisht sot ka vende me demokraci shumë-vjeçare, të cilat ndërmarrin reforma zgjedhore dhe është normale që forcat politike mund të diskutojnë dhe të bien dakord për sistemet, për ligjin. Ne jemi të hapur për këtë. Po ajo çka dallon vendin tonë është lista e zgjedhësve, identiteti i zgjedhësve dhe ne duhet ti japim përgjigjen më të mirë dhe më të shpejtë këtyre problemeve. Ne po punojmë për kartat e identitetit, pasaportat dixhitale biometrike. Fillimi i Nëntorit shënon fillimin e procesit të regjistrit elektronik. Sipas një projekti të hartuar nga OSBE-ja , shpallet së shpejti tenderi ndërkombëtar për kartat biometrike. Unë mendoj se këto hapa të rëndësishëm përbëjnë një bazë shumë serioze për komisionin parlamentar, për të bërë të gjithë ndryshimet e nevojshme ligjore dhe kompletuar reformën zgjedhore.

Reformat janë një proces i vazhdueshëm. Një mik nga një vend jo-evropian më thotë një ditë se procesi i anëtarësimit është një proces i mrekullueshëm sepse të imponon që të ndjekësh standardet, të sjellësh në parametra të duhur, parametrat e vendit tënd. Ndaj dhe ne konsiderojmë reformat si promotorët kryesorë si për të marrë ftesën, ashtu dhe për të ecur më përpara në procesin e integrimit evropian, i cili përbën dhe ky një objektiv madhor për kombin shqiptar dhe Shqipërinë.

Procesi i anëtarësimit të vendit në BE ecën pas nënshkrimit të MSA me ritme normale. Ne jemi të angazhuar plotësisht në zbatimin me seriozitet të marrëveshjes INTERIM të Stabilizim Asociimit. Në të njëjtën kohë, një numër i madh i vendeve mike kanë ratifikuar MSA me Shqipërinë, të tjera e kanë në proces. Të gjitha treguesit janë se për vendet e it Perëndimor hija e lodhjes së zgjerimit, nuk pasqyrohet, se këto vende në përputhje me deklaratën e Selanikut janë të gjithë vende të llogaritura potenciale për anëtarësim në BE. Ndaj dhe ne do të punojmë me seriozitetin më të madh për  zbatimin e MSA dhe më pas synimi ynë është të kërkojmë statusin e vendit kandidat, të punojmë nen për nen, kapitull për kapitull në atë marrëveshje, në mënyrë që të meritojmë këtë  proces. Në çdo rast gjej rastin  të shpreh mirënjohjen e thellë vendeve anëtare të BE-së për ndihmën e çmuar, në një paketë 2 vjeçare ne marrim rreth 200 milion euro ndihma që mbulojnë shumë sektorë të jetës së vendit. Procesi i Integrimit të Shqipërisë në BE , është procesi i rikthimit të kombit shqiptar dhe Shqipërisë në gjirin e një familjeje ku ai ka rrënjët historike, ka vlerat e qytetërimit, të kulturës së tij, ka të ardhmen e tij. Ne kemi pasur një histori të mundimshme, por kemi ruajtur dhe një trashëgimi të madhe. Ne jemi një komb tolerant , një vend me një tolerancë fetare të shkëlqyer, ndonëse ndër shekuj, kemi jetuar në një kontinent, ku luftërat fetare, qoftë dhe brenda një kombi nuk kanë qenë të rralla. Shqipëria dhe shqiptarët nuk regjistrojnë as dhe incidentin më të vogël ndërfetar në historinë  e tyre. Mendoj se kjo përbën një trashëgimi shumë pozitive. Shqipëria është një vend me burime të shumta, një vend i vogël , por me potenciale të mëdha që hapet çdo ditë ndaj investitorëve të vendeve anëtare të BE dhe të vendeve të tjera mike. Kështu që e shoh si një proces të pandalshëm, procesin e Integrimit të vendit në BE. Një moment shumë i rëndësishëm ishte miratimi i traktatit në Lisbonë, çka i dha fund një status-quo-je dhe i jep një shtytje tjetër këtij procesi.

Objektiv tjetër madhor duhet të jetë imazhi i vendit. Ne jemi një vend që relativisht nuk vijmë nga drita. Liria është drita. Ne kemi qenë një vend me periudha shumë të gjata mungese lirie dhe në mënyrë të veçantë ne kemi gjetur veten në kohën e shpejtësive. Gjysmën e dytë të shekullit që kaloi në izolimin më të thellë, më paranojak, nuk mund të injorohet këtu se ky ndalim kohe ruajti dhe ndaloi disa nga racizmat, ksenofobirat e pamerituar ndaj shqiptarëve. Nuk mund të injorohet fakti se dhe zhvillime të tjera brenda vendit kanë pasur peshën e tyre specifike në imazhin e vendit. Të gjitha këto së bashku shtrojnë para jush detyrën e madhe të një punë intensive për ndryshimin e imazhit të vendit, për paraqitjen e imazhit real të tij. Mjeti më i sigurt janë mediat e këtyre vendeve, të cilat kanë lirinë dhe pavarësinë e tyre, ndaj dhe është e domosdoshme që ju të angazhoheni në marrëdhënie intensive me mediat e vendeve ku jeni, për të paraqitur realitetin shqiptar ashtu siç është sepse sërish është delikat dhe ne duhet të kemi vetëdijen për këtë.

Është instiktive dhe e padrejtë, por është tendenca për ti dhënë krimit kombësi. Qeveritë nuk e duan këtë, por qeveritë nuk i kontrollojnë mediat, ndaj dhe duhet të kemi një vetëdije që çdo incident , apo krim që ndodh nga shqiptarët ka peshën e tij mbi imazhin tonë . Një qëndrim aktiv i juaji, një përpjekje madha për të shpalosur vlerat, arritjet e Shqipërisë është e pazëvendësueshme në procesin e integrimit të vendit në NA dhe BE. Në këtë proces do të keni një gjë parasysh. Jemi ne që shkojmë drejt tyre, jemi ne që kërkojmë të afrohemi, jemi ne që kërkojmë t’u ngjasim atyre, ndaj dhe në vlerësimin e punës suaj, ju duhet çdo ditë ta masni atë me kontributin që keni dhënë në përmirësimin e imazhit të vendit, në vendin ku jeni dhe aty ku mund të kontribuoni.

Shqipëria është vendi me urinë më të madhe në Evropë për investime të huaja. Çdo vend ka nevojë për investime dhe investitorë të huaj. Shqipëria ka nevoja jetike. Ndaj dhe të nderuar ambasadorë, dimensioni juaj i ri ndër më kryesorët duhet të jetë, dimensioni i tregut. Ju duhet të masni punën tuaj me promovimin që ju i bëni mundësive të Shqipërisë me investitorët e atij vendi ku jeni, me nxitjen dhe inkurajimin që iu bëni atyre të vijnë në Shqipëri, me ndihmën qe ju ofroni ju atyre, me aktivitetet që ju zhvilloni për të promovuar potencialet enorme të këtij vendi. Është shumë e thjeshtë të masni punën tuaj në këtë mënyrë. Ky është një tregues ndër më cilësorët. Unë dua t’ju rrëfej dhe për këtë duhet të shihni Web-in e Këshillit të Ministrave se çdo ditë, një e treta e ditës kalon në takime me biznesmenë të vendeve të këtyre ambasadorëve, që janë sot të pranishëm këtu dhe unë absolutisht kam kënaqësinë më të madhe dhe do ti intensifikoj këto takime në të ardhmen. Investimet e tyre janë jetike për ne. I gjithë kuadri që kemi vendosur ne po sjell gjithnjë e më shumë Shqipërinë në Fokusin e biznesit ndërkombëtar. Në gjysmën e parë të tetorit zhvillova një vizitë në Londër. Dy gazeta të mëdha britanike, në mënyrë të pavarur reklamonin Shqipërinë si një nga vendet më interesante për të investuar. Sot në mëngjes po lexoja një gazetë tjetër, që nxirrte Shqipërinë si vendin e dytë në botë për ritmet e rritjes së kreditit të ekonomisë. Taksa e sheshtë është atraktive. Përfytyroni biznesmenë që paguajnë 40 deri në 60 % në vendin e tyre dhe vijnë këtu duke paguar vetëm 10 %. Pra ju keni argumente për se të bisedoni me ta dhe pse ti grishni ata për të investuar në Shqipëri. Duhet të insistoni që ti mbroni ata nga burokracia shqiptare , e cila akoma nuk ka të gjithë shkathtësinë  e duhur për të dhënë shërbimet më të mira. Por ata e dinë se kur Kryeministri i takon, kur ambasadori i takon, kur ministri i takon, i kanë më të lehta procedurat e tyre. Ne duhet të shkojmë drejt dixhitalizimit të procedurave. Realizuam ONE SP SHOP për regjistrimin dhe patëm shumë kënaqësi që në një takim me biznesin gjerman, disa biznesmenë gjermanë shkuan dhe vizituan qendrën. Ne tani duhet të punojmë për realizmin e ONE SP SHOP për licencat dhe lejet. Gjithnjë ka një vend për qëndrimin miqësor të zyrtarit shqiptar ndaj biznesit. Kështu që le të vendosim që ti kemi ambasadorët në një dimension të zhvilluar të tregut, sepse ju në këtë mënyrë jo vetëm i përgjigjeni interesave jetike të vendit, por dhe potencialeve shumë të mëdha që vendi ka. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme hidrike, ka një pozicion gjeografik ndër më të favorshmit, ka depozita masive mineralesh, ka bregun më të bukur në Mesdhe, pra investitori që vjen në Shqipëri , vjen në një vend të vogël me potenciale shumë të mëdha. Në rast se ai është aziatik vjen në një vend ku sheh tregun evropian.  Të investosh në Shqipëri do të thotë të investosh në Evropë, të prodhosh në Shqipëri do të thotë të prodhosh në Evropë. Ne më shumë se kushdo tjetër duhet të përkushtohemi tu shërbejmë investitorëve, t'i inkurajojmë , t'i lehtësojmë , t'i informojmë.

Shqipëria është një vend që ka në BE dhe në SHBA një diasporë dhe emigracion ndër më të mëdhatë për përmasat e saj. 24 orë në 24 ju duhet të jeni në shërbim të tyre. Shqiptarët kudo që ndodhen duhet ta dinë se përfaqësitë e tyre juanë në shërbim të plotë të tyre. Në çdo rrethanë që të ndodhen në sukses apo në fatkeqësi, përfaqësuesi I vendit të tyre ndodhet aty për ta mbështetur kur nevojitet, për ta sqaruar kur nevojitet, por nuk mund të ndodhë që ambasada të mos ketë të dhënat më të plota për ta. PO marrim anën pozitive dhe më të rëndësishme, “Brain Gain”. Ne kemi programe të cilat synojnë të sjellin përkohësisht dhe përfundimisht në Shqipëri të gjitha celebritetet shqiptare. Ndaj dhe është detyra juaj ti gjeni , të vendosni kontakte me ta , të komunikoni me të gjitha agjencitë e qeverisë në mënyrë që të shkojmë drejt realizimit të këtij objektivi. Qytetarët shqiptarë në vende të tjera kanë nevoja të shumanshme. Ju duhet tu ofroni atyre të gjitha shërbimet , të bëni çdo  përpjekje për procese të ndershme, tu jepni mundësi komunikimi dhe duhet ta ndiejnë se në asnjë rast, nuk janë të  përjashtuar, dhe me njerëzi ju shërbejmë atyre. Rëndësi të jashtëzakonshme ka të mbajmë gjallë shpirtin  e tyre kombëtar kulturor. Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës, duhet të bashkëpunojë ngushte me ju. Në Londër gjeta me dhjetëra organizata, të cilat të ndihmuara nga bashkia e Londrës organizonin mësime për fëmijët shqiptarë. Standardet evropiane e parashikojnë këtë ndihmë.

Ministritë respektive të Shqipërisë duhet të jenë shumë herë më aktive dhe duhet të jemi shumë të qartë se përpjekja jonë dhe synimi ynë është dhe mbetet që ata të votojnë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për tu garantuar atyre të drejtën e votës në vendin e tyre. Kështu veprojnë shumica e kombeve të tjera,kështu do të veprojmë dhe ne. Ata me kontributin e tyre janë komisionerë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e këtij vendi. Shpirtërisht dhe moralisht janë vajza dhe djem të këtij vendi. Ndaj dhe unë kuptoj vështirësitë që keni, Numri i paktë i punonjësve dhe numri shumë i madh i emigrantëve, por është në meritën tuaj të gjeni format më të përshtatshme të organizimit. Edhe ata vetë janë të gatshëm ti ofrojnë ato.

Jo se është e fundit, as se është më pak e rëndësishme, por se është shumë e veçantë ,unë do të ndalem tek statusi final i Kosovës. Shqipëria ka mbështetur, mbështet dhe do të mbështesë zgjidhjen e statusit final të Kosovës, në përputhje me vullnetin e qytetarëve të saj për pavarësi. Shpesh shtrohet pyetja pse kjo mbështetje. Ka vetëm një përgjigje. Ne mbështesim pavarësinë e Kosovës , sepse mbështesim paqen.
Paqja është kryesore për ne, dhe padyshim dinjiteti I qytetarëve shqiptarë në Kosovë. Shqiptarët janë bërë të lirë vetëm në vitin 1999 kur NA çliroi qytetarët e Kosovës, ndërhyri në koloninë  e fundit që ekzistonte. Pra ne mbështesim paqen. Ne besojmë se pavarësia është një kusht themelor për paqen në . Ne kemi mbështetur komunitetin ndërkombëtar dhe e mbështesim atë në përpjekjet e mëdha që bën. Besimi ynë I palëkundur është se projekti i Presidentit Ahtisaari është projekti më i mirë ,më  i mundshëm. Ne nuk kemi kundërshti për shqyrtime, por ky është projekti më I mirë sepse parashikon standardet më të larta për minoritetin serb dhe minoritete e tjera, standarde që nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër, por që meritojnë të ekzistojnë në Kosovë meqenëse ajo është një zonë e plagosur, me plagë të freskët. Është e domosdoshme që në Kosovë serbët të mund të jetojnë të lirë, të ndërtojnë të ardhmen e tyre, së bashku me shqiptarët dhe anëtarët  e pakicave të tjera në vend. Por projekti i Presidentit Ahtisaari është një projekt I cili reflekton vullnetin e shumicës.

Dihet ka një lloj ngadalësimi. Rusia, e cila bllokoi krahas Beogradit, projektin e presidentit Ahtisaari, ka mundësi që të mos lejojë, pra të përdorë veton për një rezolutë në Këshillin  e Sigurimit. Në këtë rast në mënyrë të pashmangshme imponohet njohja një nga një, e pavarësisë së Kosovës. Në gjitha takimet me udhëheqjen politike të Kosovës, ne u japim atyre mbështetje të plotë, por ne mendojmë se deklarimet e njëanshme të pavarësisë, nuk janë të dobishme. Deklarime të tilla duhet të bashkërendohen me qeverinë e SHBA-ve, qeveri e cila ka mbështetur projektin e Ahtisaarit dhe mbështet zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, bazuar në vullnetin e qytetarëve të saj . Duhet të bien dakord me qeveritë e vendeve të grupit të Kontaktit, Francën , Britaninë  e madhe, Gjermaninë , Italinë sepse dhe këto vende kanë dëshmuar një kuptim për zgjidhjen e problemit në tërësi në përputhje me projektin  e presidentit Ahtisaari. Ai është një projekt,të cilin siç e kam deklaruar edhe më parë nuk do ta kisha shkruar në atë mënyrë, por do ta pranonim pa asnjë hezitim. Është një projekt në limitet e të pranueshmes për shqiptarët, por është një projekt i cili pavarësisht nga objeksionet, në rast se zbatohet me ndershmëri dhe rigorozitet garanton ato çka janë më të çmuara, paqe, stabilitet në Kosovë. Ideja e dy shteteve shqiptare , është thjesht ksenofobi. Është ksenofobi ndaj shqiptarëve. Edhe sot në Evropë ka jo një  por disa shtete që flasin një gjuhë e ndajnë një kulturë. Në histori janë të panumërta rastet e tilla. Çështja është, në se është I vërtetë projekti I qytetarëve të Kosovës për pavarësi. Askush nuk  mund të sjellë një fakt të ndryshëm nga ky dhe ne e respektojmë atë.

Në politikën tonë të sigurisë  një vend të veçantë zë bashkëpunimi në fushën e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë bashkëpunim ne kemi vendosur marrëdhënie shumë të mira me agjencitë respektive të vendeve mike. Kemi një prani ushtarake në Irak me SHBA-të .Ne  jemi të vendosur të qëndrojmë aty, për sa kohë është e vendosur të qëndrojë ushtria amerikane. Ne besojmë se bota, pa Saddamin, Mullah Omarin dhe Millosheviçin , është më e drejtë, më e lirë dhe më e sigurt.

Ju faleminderit."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›