V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË KATIT PËRDHE, BODRUMIT, TË MJEDISEVE TË TJERA DHE TË TERRITORIT TË ISH-SPITALIT CIVIL TË SHKODRËS NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË MINISTRISË
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË KATIT PËRDHE, BODRUMIT, TË MJEDISEVE TË TJERA DHE TË TERRITORIT TË ISH-SPITALIT CIVIL TË SHKODRËS NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS, PËR UNIVERSITETIN E SHKODRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të katit përdhe, bodrumit, të mjediseve të tjera dhe të territorit të ish-Spitalit Civil të Shkodrës nga Ministria e Shëndetësisë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për Universitetin e Shkodrës, të përcaktuara në formularin nr.3, sipas planvendosjes dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Universitetit të Shkodrës i ndalohet ta ndryshojë destinacionin, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve pronën e përcaktuar në këtë vendim.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA