E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.659, DATË 3.10.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “ PËR RREGULLAT E KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT ME MJETE ELEKTRONIKE”

V E N D I M
PëR
NJë  NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.659, DATë 3.10.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “ PëR RREGULLAT E KRYERJES Së PROCEDURAVE Të PROKURIMIT ME MJETE ELEKTRONIKE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 22 e 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në fjalinë e parë, të pikës 19, të kreut IV, “ Dispozita të fundit”, në rregullat e kryerjes së procedurave të prokurimit me mjete elektronike, të miratuara me vendimin nr.659, datë 3.10.2007, të Këshillit të Ministrave, emërtimi “...Agjencia e Prokurimit Publik...” zëvendësohet me “...ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin...”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›