E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KALIMASH-MORINË

V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK,  Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KALIMASH-MORINë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21,  të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
 V E N D O S I :
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive  të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Kalimash-Morinë.
Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Pronarët e pasurive  të paluajtshme,  që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet  këtij  vendimi, për sipërfaqen   407 (katërqind e shtatë) m2, tokë truall, me vlerë     823 361 (tetëqind e njëzet e tre mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, për objekte, me vlerë 28 791 625.25 (njëzet e tetë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë pikë njëzet e pesë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 29 614 986.25 (njëzet e nëntë milionë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë njëzet e pesë) lekë.
Shpenzimet procedurale, në vlerën 256 000 (dyqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
Vlera e përgjithshme  e shpronësimit, 29 614 986.25 (njëzet e nëntë milionë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë njëzet e pesë) lekë, të përballohet nga të “Llogaria e veçantë”, e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë  “Fondi i shpronësimeve”.
Shpronësimi të fillojë më 15.12.2009 dhe të përfundojë më 15.3.2010.
Pronarët e përmendur në listen, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Për objektet, pronarët, përveç dokumentacionit të pronësisë duhet të paraqesin dhe dokumentacionin tekniko – ligjor.
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë. Për objektet, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, në bazë të dokumentacionit ligjor të pronësisë dhe në bazë të dokumentacionit tekniko-ligjor .
Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij  vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  "Fletoren  zyrtare".
 K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›