E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHTYRJEN E AFATIT TË KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR DREJTORINË QENDRORE DHE DREJTORINË RAJONALE, PËR QARKUN E TIRANËS, TË AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE, SI AUTORITETE K

V E N D I M
PëR
SHTYRJEN E AFATIT Të KRYERJES Së PROCEDURAVE Të PROKURIMIT PëR DREJTORINë  QENDRORE DHE DREJTORINë RAJONALE, PëR QARKUN E TIRANëS, Të AGJENCISë Së LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT Të ZONAVE/NDëRTIMEVE INFORMALE, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643,        datë  20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lejimin e Drejtorisë Qendrore dhe të  drejtorisë rajonale, për qarkun e Tiranës, të  Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), të përfundojnë, brenda datës 15 dhjetor 2009, procedurat e prokurimit për mallra, shërbime dhe ndërtime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2009, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Brenda këtij afati të  përfshihet edhe lidhja e kontratave përkatëse.
2. Ngarkohen Drejtoria Qendrore dhe drejtoria rajonale, për qarkun e Tiranës, të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI   BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›