E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 71, DATË 3.2. 2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJESVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2010, NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE”

V E N D I M

PëR

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR. 71, DATë 3.2. 2010, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E NUMRIT Të PUNONJESVE ME KONTRATë Të PëRKOHSHME, PëR VITIN 2010, Në NJëSITë E QEVERISJES QENDRORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr. 71, datë 3.2.2010, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2010, në njësitë e qeverisjes qendrore, është 753 veta, sipas Lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

2. Përjashtimisht, për Institutin e Statistikës nuk zbatohet paragrafi 2, i pikës 2, të vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe veprimtarive sezonale/të përkohshme, për ministritë dhe institucionet buxhetore”. Numri i punonjësve për realizimin e veprimtarive statistikore, afatet kohore dhe të tjera specifikime lidhur me punonjësit e Institutit të Statistikës, të përcaktohen nëpërmjet një udhëzimi të përbashkët të drejtorit të përgjithshëm të INSTAT-it dhe ministrit të Financave.

3. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korente, të miratuara në buxhetin e vitit 2010, të njësive të qeverisjes qendrore.

4. Ngarkohet Ministria e Financave të miratojë përcaktimin e numrit të punonjësve, sipas Lidhjes nr.1, të përmendur në pikën 1, në përputhje me kriteret e vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe veprimtarive sezonale/të përkohshme, për ministritë dhe institucionet buxhetore”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e miratimit të tij.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


10/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›