E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.371, DATË 14.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE/KRYEMINISTRIT”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.371, DATë 14.6.2006, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E STRUKTURëS DHE Të NIVELEVE Të PAGAVE Të NëPUNëSVE Të DISA INSTITUCIONEVE, Në VARëSI Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE/KRYEMINISTRIT”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Në fund të pikës 1, të vendimit nr.371, datë 14.6.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohet emërtesa “Agjencia Kombëtare Bërthamore”.

2. Pagat e punonjësve të tjerë mbështetës të Agjencisë Kombëtare Bërthamore të përcaktohen sipas vendimit për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.

3. Efektet financiare, për vitin 2010, të përballohen nga fondet e planifikuara për Agjencinë Kombëtare Bërthamore për këtë vit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të nëpunësve në detyrë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


10/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›