V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.90, DATË 28.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E ATASHEVE USHTARAKË, TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË SHËRBEJNË NË PËRFAQËSINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SH
V E N D I M
PëR
DISA SHTESA Në VENDIMIN NR.90, DATë 28.1.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PAGAT E ATASHEVE USHTARAKë, Të USHTARAKëVE Të FORCAVE Të ARMATOSURA Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, Që SHëRBEJNë Në PëRFAQëSINë USHTARAKE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë PRANë NATO-S, Në SHTABET E NATO-S, Në ORGANIZATAT NDëRKOMBëTARE DHE Në SHTABET USHTARAKE NDëRKOMBëTARE”, Të NDRYSHUAR.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.90, datë 28.1.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa:
a) Në titullin e vendimit, pas fjalëve, “… të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Republikës së Shqipërisë…”, shtohen fjalët “…dhe personelit civil të Ministrisë së Mbrojtjes… .”.
b) Në paragrafin e parë, të pikës 1, pas fjalës “…ushtarakët…”, shtohen fjalët “dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në rastet kur në strukturë parashikohet përfaqësimi i barasvlershëm me një ushtarak me gradë të caktuar, …”. ”.
c) Në pikën 2, pas fjalës “…ushtaraku…”, shtohen fjalët “…dhe punonjësi civil i Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në rastet kur në strukturë parashikohet përfaqësimi i barasvlershëm me një ushtarak me gradë të caktuar … ”.
ç) Në pikën 3, pas fjalëve “… nga data e mbërritjes së ushtarakut…”, shtohen fjalët “…apo punonjësit civil të Ministrisë së Mbrojtjes, … ”.
d) Në pikën 4, pas fjalës “…Ushtaraku …”, shtohen fjalët “…dhe punonjësi civil i Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në rastet kur në strukturë parashikohet përfaqësimi i barasvlershëm me një ushtarak me gradë të caktuar …”.
dh) Në pikën 7, pas fjalëve “…Pagesat për ushtarakët…”, shtohen fjalët “…si dhe për punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes, … ”.
2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/03/2010