E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1135, DATË 5.8.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT”

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1135, DATË 5.8.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10 e 47, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.      Lidhja nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit”, e përmendur në pikën 1, të vendimit nr.1135,                 datë 5.8.2008, të Këshillit të Ministrave, të zëvendësohet me lidhjen, me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.      Pika 1, e vendimit nr.883, datë 22.12.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin e një pjese të punonjësve të Drejtorisë së Krimit të organizuar dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve e të Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë”, shfuqizohet.

3.      Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2009.

K R E Y M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


27/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›