V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.261, DATË 27.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN E PUNONJËSVE, QË DALIN TË PAPUNË NGA PROCESI I RISTRUKTURIMIT TË “ARMO”, SHA, TIRANË, DHE “ALBPETROL”, SHA, PATOS”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.261, DATË 27.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN E PUNONJËSVE, QË DALIN TË PAPUNË NGA PROCESI I RISTRUKTURIMIT TË “ARMO”, SHA, TIRANË, DHE “ALBPETROL”, SHA, PATOS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 58, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Pika 5, e vendimit nr.261, datë 27.2.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Shoqëritë do të përballojnë me likuiditetet e veta fondet e llogaritura për pagesën e punonjësve, që dalin të papunë, si më poshtë vijon:
b) 478 988 502 (katërqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e dy) lekë, për 606 punonjësit, që dalin pa punë nga ristrukturimi i “Armo”, sha-së, Tiranë;
b) 672 200 000 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekë, për 1 100 punonjësit, që dalin pa punë, nga ristrukturimi i “Albpetrol”, sha-së, Patos”.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/11/2008