V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS LEZHË-SHËNGJIN
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS LEZHË-SHËNGJIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i rrugës Lezhë-Shëngjin.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohet të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen tokë/arë 11 537 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e shtatë) m2, me vlerë 4 937 836 (katër milionë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, për sipërfaqen tokë truall 1 179 (një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë) m2, tokë, me vlerë 3 751 578 (tre milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 8 689 414 (tetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e katërmbëdhjetë) lekësh.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 417 000 (katërqind e shtatëmbëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 8 689 414 (tetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e katërmbëdhjetë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
6. Shpronësimi të fillojë më 30 nëntor dhe të përfundojë më 30 dhjetor 2008.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/11/2008