E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE, PËR PAGESËN E SHUMAVE TË BLLOKUARA (OFFSETTING) NGA KOMISIONI EVROPIAN

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE, PËR PAGESËN E SHUMAVE TË BLLOKUARA (OFFSETTING) NGA KOMISIONI EVROPIAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025,  datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Shpenzime kapitale”, t’i shtohet fondi 60 363 109 (gjashtëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind e nëntë) lekë, për kryerjen e pagesës, që lidhet me asistencën teknike dhe shpenzime të tjera, të            PMU-LCDP, në kuadër të projekteve PHARE dhe CARDS, të bllokuara nga Komisioni Evropian.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.

3.     Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›