E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, PËR AUTORITETIN KOMBËTAR TË USHQIMIT

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E BUJQëSISë, USHQIMIT DHE MBROJTJES Së KONSUMATORIT, PëR AUTORITETIN KOMBëTAR Të USHQIMIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 15 000 0000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekësh, për shpenzime operative, për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Financave dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


24/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›