E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, PËR NDËRHYRJET EMERGJENTE NË OBJEKTET E MBROJTJES NGA PËRMBYTJA DHE DIGAT E REZERVUARËVE

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E BUJQëSISë, USHQIMIT DHE MBROJTJES Së KONSUMATORIT, PëR NDëRHYRJET EMERGJENTE Në OBJEKTET E MBROJTJES NGA PëRMBYTJA DHE DIGAT E REZERVUARëVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, zëri “Investime”, t’i shtohet fondi prej 229 000 000 (dyqind e njëzet e nëntë milionë) lekësh, për ndërhyrjet emergjente në objektet e mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


10/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›