E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I KALATËS SË LIMJONIT, TË PORTIT SARANDË, SH.A.

V E N D I M

PëR

SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARIT Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKET NGA NDëRTIMI I KALATëS Së LIMJONIT, Të PORTIT SARANDë, SH.A.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i kalatës së Limjonit, të Portit Sarandë, sh.a..

2. Shpronësimi bëhet në favor të Portit Sarandë, sh.a.

3. Pronari i pasurive të paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen prej 160 (njëqind e gjashtëdhjetë) m2, tokë truall, dhe objekt, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 7 321 870 (shtatë milionë e treqind e njëzet e një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) lekë.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 225 200 (dyqind e njëzet e pesë mijë e dyqind) lekë, të përballohen nga Porti Sarandë, sh.a..

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 7 321 870 (shtatë milionë e treqind e njëzet e një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) lekë, të përballohet nga “Llogaria e veçantë”, e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

6. Shpronësimi të fillojë më 15.3.2010 dhe të përfundojë më 15.6.2010.

7. Pronari i përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohet për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë drejtorisë së Portit Sarandë, sh.a.

8. Porti Sarandë, sh.a, të kryejë verifikimet lidhur me përputhshmërinë e sipërfaqeve, të cilat preken nga ndërtimi i kalatës, me numrin e pasurisë, në pronësi të pronarit, që shpronësohet.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Porti Sarandë, sh.a, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


10/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›