V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “KRISTAL”, TIRANË
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMIT, PRANë SHKOLLëS Së LARTë PRIVATE “KRISTAL”, TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 26, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Shkollën e Lartë Private “Kristal”, Tiranë, të programeve të studimit të ciklit të parë, “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në formën e studimit me kohë të plotë, në:
a) “Harqe” (violinë, violë, violonçel, kontrabas);
b) “Instrumente fryme” (flaut, oboe, klarinetë, trombë, korno, trombon, tuba, saksofon, korno angleze);
c) “Piano”;
ç) “Kitarë”;
d) “Harpë”;
dh) “Fizarmonikë”;
e) “Perkusion”;
ë) “Art vokal” (kanto klasike, kanto moderne);
f) “Kompozicion”;
g) “Dirigjim”;
gj) “Tekstil modë”.
2. Këto programe studimi, të ciklit të parë, realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tre) vite akademike. Në përfundim të programeve të studimit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në:
a) “Harqe” (violinë, violë, violonçel, kontrabas);
b) “Instrumente fryme” (flaut, oboe, klarinetë, trombë, korno, trombon, tuba, saksofon, korno angleze);
c) “Piano”;
ç) “Kitarë”;
d) “Harpë”;
dh) “Fizarmonikë”;
e) “Perkusion”;
ë) “Art vokal” (kanto klasike, kanto moderne);
f) “Kompozicion”;
g) “Dirigjim”;
gj) “Tekstil modë”.
3. Shkolla e lartë private “Kristal”, Tiranë, të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
4. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
5. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA10/03/2010