V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “UJANIK 2”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “UJANIK 2”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Ujanik 2”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Miratimin e bonusit prej 6 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Busa”, shpk.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA