Presidenti amerikan Bush fton kryeministrin Berisha për të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët “Demokracia dhe shoqëria civile”
Kryeministri Berisha është ftuar nga Presidenti amerikan George W. Bush për të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Demokracia dhe shoqëria civile”. Në këtë aktivitet i cili do të zhvillohet në datën 25 shtator, në New York do të marrin pjesë 20 kryetarë shtetesh, midis të cilëve Kancelaria e Gjermanisë Merkel, presidenti i Turqisë, Çekisë, kryeministri kanadez etj.