Kryeministri Berisha pret kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonisë, zotin Ali Ahmeti.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve, mbi përpjekjet e të dy vendeve në përmbushje të aspiratës së tyre për integrim në NA dhe zhvillimet në rajon.
Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin që faktori shqiptar në Maqedoni ka dhënë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe kontributin e tyre në marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve. Bashkëbiseduesit theksuan edhe rolin tepër pozitiv dhe konstruktiv të faktorit shqiptar në rajon në funksion të paqes dhe stabilitetit.
Zoti Berisha dhe zoti Ahmeti u shprehën për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, në mënyrë të veçantë për realizimin e synimit të përbashkët anëtarësimin në NA.