E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9426, DATË 6.10.2005, “PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORIS˔

P R O J E K T L I GJ


 
PËR

 DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9426, DATË 6.10.2005, “PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”


Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:


Në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005, “Për mbarështimin e blegtorisë”, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimet:

• “Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohet me “Drejtoria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”.
• “Drejtoria e Prodhimit Blegtoral” zëvendësohet me “Sektori i prodhimit blegtoral”.
• “Instituti i Kërkimeve Zooteknike” zëvendësohet me “Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore”.

 
Neni 2

Në nenin 3 shtohen pikat  63, 64 dhe 65, me këtë përmbajtje:


“63.  “Sistem identifikimi” – është sistemi i vetëm për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve,  i cili përbëhet nga këto elemente: materialet e identifikimit të kafshëve, regjistri i fermës, i përditësuar nga mbajtësi i kafshëve, dokumentet e lëvizjes së kafshëve, regjistri qendror ose baza kompjuterike e të dhënave.

64. “Certifikatë gjenealogjike”- është dokumenti, që shoqëron kafshët dhe që përmban të dhëna për identifikimin dhe vlerat racore të kafshëve e të paraardhësve të tyre (prindërve dhe gjyshërve).

65. “Formulari i vetëdeklarimit”- është formulari tip, i cili plotësohet nga çdo subjekt, fizik ose juridik, për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike në fushën e blegtorisë.”.
 
Neni 3

Në pikën 2, të nenit 6, fjala “përmirësimin” zëvendësohet me “matjen”.


Neni 4

Në nenin 16 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1.  Para ndërtimit ose rindërtimit të një objekti agroblegtoral, personat, fizikë ose juridikë, duhet ta miratojnë projektin teknologjik në drejtorinë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe të zbatojnë dispozitat e ligjit  nr. 8402, datë.10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.”.

2.  Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Nëse objekti agroblegtoral plotëson kriteret tekniko-teknologjike, drejtoria rajonale e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, lëshon lejen e ushtrimit të veprimtarisë për këtë objekt.”.

3.  Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Drejtoria rajonale e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit mban regjistrin për fermat agroblegtorale, të dhënat e të cilit i dërgon, në muajin dhjetor të çdo viti, pranë drejtorisë përkatëse, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”.

Neni 5

Në nenin 20 bëhen këto ndryshime:

1.  Paragrafi i parë, i pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Për miratimin e programeve të shfrytëzimit të kullotave, për një periudhë 5-vjeçare, të propozuara nga shoqatat e bletërritësve, pranë Ministrisë  së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ngrihet një komision teknik, në përbërje të të cilit janë:

a) Një përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe  
     Mbrojtjes së Konsumatorit;
b) Një përfaqësues i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe
     Administrimit të Ujërave;
c) Një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme;
ç)  Një përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Bletërritësve;
d) Një përfaqësues i Qendrës së Transferimit të Teknologjive,
     Fushë-Krujë.

Në program përcaktohen edhe rregullat për transportin e zgjojeve të bletëve, koha e shfrytëzimit të burimit, largësia e parqeve dhe ndërrimi i kullotës.

Rregullat e hollësishme për organizimin dhe funksionimin e komisionit teknik përcaktohen me akt nënligjor të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

2. Në pikën 2 fjalët “ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit” zëvendësohen me “Komisioni teknik”.

3. Në pikën 3 fjalët “autoriteti kompetent në ministri” zëvendësohen me “Inspektorati i Zooteknisë, pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit”. 

Neni 6

Në pikën 1, të nenit 21, fjalët “…sipas mënyrës së përcaktuar në programin racor…” zëvendësohen me  “… sipas sistemit unik kombëtar…”.

Neni 7

Në nenin 22 bëhen këto ndryshime:

1.  Në paragrafin e parë, të pikës 1, pas fjalës “…publike…” shtohen “…dhe private…”.

2.   Në paragrafin e parë, të pikës 4, pas fjalës “…publik…” shtohen “…e privat…”.

Neni 8

Në nenin 23, në pikat 1, paragrafi i parë, dhe 2, paragrafi i dytë, pas fjalës “…publik…” shtohen “…e privat…”. 

Neni 9

Në nenin 53 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1.  Stacioni i ndërzimit natyror e ushtron veprimtarinë, nëse plotëson kërkesat e miratuara për personelin teknik, pajisjet, mjetet, riprodhuesit meshkuj dhe pasi të ketë paraqitur formularin e vetëdeklarimit pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit të qarkut. Forma dhe përmbajtja e formularit të vetëdeklarimit përcaktohen me akt nënligjor të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”.

2.  Në paragrafin e dytë, të pikës 2, pas fjalës “…natyror…” shtohen “…si dhe formulari i vetëdeklarimit…”.  

 
Neni 10

Në nenin 56 bëhen këto ndryshime:

1.  Në pikën 3 pas fjalëve “Buxheti i shtetit…” shtohen “…dhe/ose sektori privat…”.

2.  Në pikat 5 e 6 fjalët “…certifikatë racore prodhimi…” zëvendësohen me  “…certifikatë gjenealogjike…”.

3.  Në paragrafin e parë, të pikës 7, pas fjalëve “…mënyra e financimit…” shtohen “…nga buxheti i shtetit…”.

Neni 11

Në nenin 57 bëhen këto ndryshime:

1. Në titull fjalët “…procedurat e miratimit…” zëvendësohen me  “…veprimtaria e…”.

2.  Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1.  Qendrat e prodhimit të materialit racor e kryejnë veprimtarinë dhe funksionojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aktin nënligjor të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”.

3.  Në pikën 2 fjalët “…në ministri…” zëvendësohen me “…në drejtorinë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit…”.

4. Pika 3 shfuqizohet.

Neni 12

Në pikën 3, të nenit 58, pas fjalëve “…nga buxheti i shtetit…” shtohen “…dhe/ose sektori privat…”.

Neni 13

Në pikën 1, të nenit 59, pas fjalëve “…si shërbim publik…” shtohen “…dhe/ose privat…”.


Neni 14

Në nenin 64 bëhen këto ndryshime:

1.  Në shkronjën “b”, të pikës 4, fjalët “…që ka leje…” zëvendësohen me “…e miratuar…”.

2.  Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“6. Personat, fizikë ose juridikë, të cilët merren me importin dhe eksportin e materialeve racore, e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me kriteret e përcaktuara me akt nënligjor të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe pasi të kenë paraqitur formularin e vetëdeklarimit pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit”.

Neni 15

Në nenin 65 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Drejtoria e Politikave të Prodhimit është autoriteti përgjegjës për zbatimin e këtij ligji dhe për ushtrimin e veprimtarive në fushën e blegtorisë, nëpërmjet:

a) sektorit të prodhimit blegtoral, në ministri;
b) inspektoratit të zooteknisë, në ministri dhe në drejtoritë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit në qarqe;
c) qendrave të transferimit të teknologjive bujqësore;
ç)  shërbimit këshillimor publik dhe/ose privat.”.

2. Në pikat 2 dhe 4 fjala “…drejtoria…” zëvendësohet me “…sektori…”.


Neni 16

Pika 1, e nenit 66, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“1.  Sektori i prodhimit blegtoral, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, sektorët e prodhimit, bujqësor e blegtoral, pranë drejtorive rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit në qarqe dhe shërbimi zooteknik privat janë përgjegjës për zbatimin e këtij ligji.”.


Neni 17

Në nenin 68 bëhen këto ndryshime:

a) Në pikën 1 fjalët “drejtori i drejtorisë” zëvendësohen me  “përgjegjësi i sektorit”.
b)  Në pikat 2 e 3 fjalët “… drejtoritë rajonale të bujqësisë dhe ushqimit…” zëvendësohen me “… drejtoritë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit…”.


Neni 18

Në pikën 1, të nenit 73, fjalët “…Instituti i Kërkimeve Zooteknike…” zëvendësohen me “…qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore…” dhe fjalët “…Instituti i Kërkimeve Veterinare…” zëvendësohen me  “…Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i Veterinarisë…”.

Neni 19

Në Kreun VIII bëhen këto ndryshime:

1.  Në titull fjalët “…puna kërkimore…” zëvendësohen me  “…transferimi i teknologjive…”.

2.  Në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 87, fjalët “…institucionet kërkimore në fushën e bujqësisë…” zëvendësohen me “…qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore…”.

Neni 20

Në nenin 89 bëhen këto ndryshime:

1.  Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, në Fushë-Krujë e Korçë, janë struktura të transferimit të teknologjive në blegtori, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”

2.  Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Në kuadër të programeve kombëtare të bujqësisë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit financon, në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim, programet në fushën e blegtorisë.”.

3.  Pika 3 shfuqizohet.

4.  Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Qendra e transferimit të teknologjive bujqësore, Fushë –Krujë, është qendër e referencës kombëtare për:

a) kontrollin e ushqimeve, që përdoren në blegtori;
b) kontrollin e materialeve racore (spermë, vezë, embrione).”.

5.  Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore realizojnë veprimtarinë e tyre në zbatim të politikave të zhvillimit të prodhimit blegtoral.”.

6.  Pika 6 shfuqizohet.

Neni 21

Në nenin 91 fjalët “…ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit…” zëvendësohen me “…drejtorit të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit…”.

Neni 22

Në pikën 2, të nenit 97, shifra “61” zëvendësohet me  “63”.


Neni 23
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


KRYETARI

Jozefina TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›