V E N D I M PËR RRITJEN E FONDEVE TË MBROJTJES SOCIALE
V E N D I M
PËR
RRITJEN E FONDEVE TË MBROJTJES SOCIALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Rritjen e fondeve të ndihmës ekonomike, në programin “Mbrojtja Sociale”, të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, me një shumë prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) milionë lekësh, për rritjen e masës së përfitimit të ndihmës ekonomike të familjeve në nevojë.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontigjencës, miratuar në buxhetin e shtetit, të vitit 2008.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA