V E N D I M PËR MIRATIMIN E PUBLKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PUBLKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, « Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e publikimin zyrtar të nomenklaturës së kombinuar të mallrave, 2008, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
3. Vendimi nr.574, datë 19.11.2002, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e nomenklaturës së kombinuar të mallrave”, dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi me miratimin e niveleve të tarifave doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA