E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA TIPOGRAFIA USHTARAKE, SHA, “SHTYPSHKRONJËS SË LETRAVE ME VLER˔, TIRANË, TË DISA REPARTEVE DHE TË NJË TRUALLI FUNKSIONAL

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA TIPOGRAFIA USHTARAKE, SHA, “SHTYPSHKRONJËS SË LETRAVE ME VLERË”, TIRANË, TË DISA REPARTEVE DHE TË NJË TRUALLI FUNKSIONAL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 14 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Tipografia Ushtarake, sha, “Shtypshkronjës së letrave me vlerë”, Tiranë, të disa reparteve, me sipërfaqe 1 563 (një mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre)m2 , dhe të truallit funksional, me sipërfaqe të përgjithshme 647 (gjashtëqind e njëzet e shtatë) m2, sipas planvendosjes, që і bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen ministri і Financave, ministri i Brendshëm dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Tiranë, të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›