V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (TOKË ARË), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I VARREZAVE PUBLIKE NË QYTETIN E ELBASANIT
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (TOKË ARË), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I VARREZAVE PUBLIKE NË QYTETIN E ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private (tokë arë), të pronarëve, të cilët preken nga ndërtimi i varrezave publike në qytetin e Elbasanit.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Elbasanit.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës që paraqitet në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen prej 7 182 m2 tokë arë, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 13 825 350 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e njëzet e pesë mijë e treqind e pesëdhjetë) lekësh.
4. Ky fond të përballohet nga bashkia e Elbasanit.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale në shumën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohet po nga bashkia e Elbasanit.
6. Shpronësimi të përfundojë brenda muajit nëntor 2005.
7. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe bashkia e Elbasanit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA