V E N D I M PËR PËRZGJEDHJEN E ORGANIZATAVE TË PUNËDHËSVE DHE TË SINDIKATAVE, MË TË PËRFAQËSUARA, NË KËSHILLIN ADMINISTRATIV TË INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
V E N D I M
Nr.702, datë 10.11.2005
PËR
PËRZGJEDHJEN E ORGANIZATAVE TË PUNËDHËSVE DHE TË SINDIKATAVE, MË TË PËRFAQËSUARA, NË KËSHILLIN ADMINISTRATIV TË INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të shkronjave “b” e “c”, të pikës 1, të nenit 72, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat më të përfaqësuara, që do të përzgjidhen për në këshillin administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, janë, si më poshtë vijon:
A)
- Konfederata e Organizatave të Punëdhënësve (KOP);
- Bashkimi i Organizatave të Biznesit Shqiptar (BOBSh);
- Shoqata e ndërtuesve të Shqipërisë.
B)
- Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSh);
- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSh);
- Unioni i Sindikatave të Punonjësve të Shqipërisë (USPSh).
2. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA