V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “QENDRA E RROGOZINËS-URA E LUSHNJËS”, NË BASHKINË E RROGOZHINËS
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “QENDRA E RROGOZINËS-URA E LUSHNJËS”, NË BASHKINË E RROGOZHINËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga rikonstruksioni i rrugës “Qendra e Rrogozhinës - Ura e Lushnjës”, në bashkinë e Rrogozhinës.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Rrogozhinës.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet, në vlerë të plotë, sipas masës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 250 (dyqind e pesëdhjetë) m2, truall, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 892 750 (tetëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Rrogozhinës, planifikuar në buxhetin e kësaj bashkie.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet po nga bashkia e Rrogozhinës.
6. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Rogozhinës.
8. Regjistrimi i ri i pasurisë, me sipërfaqe 250 (dyqind e pesëdhjetë) m2, truall, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
9. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Rrogozhinës për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009