E Shtunë, 31 Tetor 2026

V ENDIM PËR SHPËRNDARJEN E FONDEVE TË MIRATUARA PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË ME VENDIMIN NR.1034, DATË 9.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI, NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPE

V E N D I M

 

PËR

SHPËRNDARJEN E FONDEVE TË MIRATUARA PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË ME VENDIMIN NR.1034, DATË 9.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI, NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KRYERJEN E TRANSPLANTIT TË VESHKËS, PËR DISA SHTETAS, NË ANKARA, TURQI”, TË NDRYSHUAR, DHE PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT, TË FËMIJËS REGINA MURATI

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, « Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë », dhe tё  ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Shpërndarjen e fondeve, të miratuara, për Ministrinë e Shëndetësisë, me vendimin nr.1034, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, « Për një shtesë fondi, në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë, për mbulimin e shpenzimeve, për kryerjen e transplantit të veshkës, për disa shtetas, në Ankara, Turqi”, të ndryshuar, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit, të fëmijës Regina Murati.

2.       Efektet financiare në këtë rast, të përballohen nga fondet e papërdorura, dhënë Ministrisë së Shëndetësisë, me vendimin nr.1034, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave.

3.       Pagesa të kryhet pas paraqitjes së faturave origjinale nga institucioni i kurimit.

4.       Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

                                                                                                   K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›