VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.638, DATË 18.9.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELIT TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË INFERMIERISTIKËS, NË SISTEMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSIS˔, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.638, DATË 18.9.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELIT TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË INFERMIERISTIKËS, NË SISTEMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kreu 1.1, i lidhjes nr.1, “Strukura e pagave për punonjësit e infermieristikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, spitalin universitar Obstetrik Gjinekologjik nr.1 e nr.2, Tiranë, Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive, “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, Klinikën Stomatologjike Universitare, Tiranë”, që i bashkëlidhet vendimit nr.638, datë 18.9.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me kreun me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efekti financiar, për paga e sigurime shoqërore, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohet nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2009, për sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/12/2008