VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.21, DATË 9.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË ORGANIKËS DHE TË NUMRIT TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË GJENDJES CIVILE, NË NJËSITË E QEVERISJES VENDORE” &
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.21, DATË 9.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË ORGANIKËS DHE TË NUMRIT TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË GJENDJES CIVILE, NË NJËSITË E QEVERISJES VENDORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikes 3, të nenit 58, të ligjit nr.8950, datë 10.10.2008, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pasqyrën nr.2, “Qarku Dibër, zyra e gjendjes civile, komuna Selishtë”, që i bashkëlidhet vendimit nr.21, datë 9.1.2008, të Këshillit të Ministrave, të shtohet një përgjegjës, shtesë e cila të reflektohet edhe në organikën e zyrave të gjendjes civile, në bashki e komuna.
2. Efektet financiare të përballohen nga të ardhurat e komunës.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/12/2008