E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT, NË GREQI, TË Z. MEVLAN SHANAJ

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT, NË GREQI, TË  Z. MEVLAN SHANAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi 1 875 000 (një milion e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për përballimin e shpenzimeve të kurimit, në Greqi, të z. Mevlan Shanaj.

2.       Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.       Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4.       Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›