E Shtunë, 31 Tetor 2026

FESTA "GALA" Mbrëmja me zërin e Gaqo Çakos dhe sopranos Edit Mihali

/>Qendra Kulturore Tirana në këtë fudviti organizon një larmi aktivitetesh. Ansambli Tirana performon për publikun
Qendra Kulturore Tirana me aktivitet që po shfaq ka bërë që të tërheqë vëmendjen  e shumë spektatorëve, të cilët mund të marrin në ambientet e saj momente të gëzueshme nga performancat artistike që ajo ofron. Ka zhvilluar shumë aktivitete të larmishme artistike gjatë vitit që lamë pas, duke ofruar për publikun koncerte, shfaqje teatrore si dhe shumë performanca të tjera artistike, por i tillë ajo vazhdon që të jetë edhe gjatë këtyre ditëve. Ndërkohë që institucionet kulturore kanë filluar përgatitjet për festat e fundvitit, edhe Qendra Kulturore Tirana ka hartuar tashmë një program të ngjeshur me aktivitete, që do të prezantohen për publikun gjatë këtyre ditëve. Programe të ndërthurura me muzikë, humor, numra cirku etj, do të vijnë për publikun gjatë këtyre ditëve nga Qendra Kulturore Tirana. Në kuadër të festave të fundvitit, është përcaktuar një kalendar me aktivitete të shumta kulturore dhe artistike, të cilat do të interpretohen nga artistë e saj, duke ia shtuar dhe më shumë gjallërinë festive këtyre ditëve. Mësohet se në kuadër të festave nga kjo qendër do të do organizohen aktivitete të shumta kulturore, të cilat do të jenë nën interpretimin artistëve më të mirë të saj. Drejtori i Qendrës Kulturore Tirana, Kiço Londo, u shpreh se: Në kuadër të festave të fundvitit do të do organizohen aktivitete të shumta, mes të cilave, shfaqjet e cirkut, të Ansamblit Folklorik "Tirana", Orkestrës Frymore, etj. Por ato që do të mbajnë peshën kryesore do të jenë artistët e cirkut, të cilët nuk i kanë ndërprerë shfaqjet dhe gjatë këtyre ditëve. Deri tani mësohet se cirku i Tiranës me premierën Lëre shpirtin tënd të fluturojë në cirk ka pasur sukses dhe është pëlqyer jo vetëm nga fëmijët, por atë e kanë parë dhe spektatorë të grup moshave të ndryshme, por dhe shfaqje të tjera të cirkut janë pëlqyer. Për këtë qëllim mësohet se është parashikuar që për fëmijët të dyfishohet numri i shfaqjeve deri në 5 herë në javë, ndërkohë që do të rishfaqet gjatë festave dhe premiera Lëre shpirtin tënd të fluturojë në cirk. Parashikohet që për fëmijët të dyfishohet numri i shfaqjeve deri në 5 herë të cirkut për çdo javë, do të rishfaqet premiera Lëre shpirtin tënd të fluturojë në cirk dhe gjatë ditëve të javës në mënyrë që fëmijët ta kalojnë  sa më të gëzuar këtë fundvit. Cirku i Tiranës është kthyer në ambiente festa për të gjithë fëmijët që duan të festojnë sa më mirë festat e fundvitit, tha Londo. Por pjesë e këtyre aktiviteteve do të jenë dhe artistët e ansamblit Tirana, të cilët do të interpretojnë valle të ndryshme popullore. Sipas tij, edhe Ansambli Folklorik Tirana do të ofrojë program pak më të ngjeshur, me koncerte nëpër qendra  të banuara të kryeqytetit. Gjithashtu  në prag të Krishtlindjeve ai do të japë një koncert tre ditor për shqiptarët në Itali. Nuk do të mungojë dhe Banda Frymore, e cila tashmë është pranishme në çdo aktivitet që zhvillohet në kryeqytet nga kjo qendër. më mirë festat e fundvitit, pasi ai do të përmbajë një repertor të larmishëm artistik. Ndërsa Orkestra Frymore do të jetë në mbrëmjen "Gala", tashmë e kthyer në traditë, që do të shfaqet në datën 29 dhjetor në sallën e Akademisë së Arteve, me koncert të zgjedhur me pjesë frymore. Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar dhe këngëtarë të njohur të skenës shqiptare si: Gaqo Çako, Edit Mihali etj. Ndërkohë që tenori megjithëse ka vite që është shkëputur nga skena ai vazhdon që të jetë akoma i dashur për publikun, dhe në këtë mbrëmje zëri i tij do të mrekullojë të pranishmit. Talenti, por dhe fati i tij do të bënte që Gaqo Çakoja të shkonte në Konservatorin e Moskës Tchaikoësky, ku dhe kreu studimet e larta.(1957-1961) Pas përfundimit të studimeve të larta ai do të kthehet në Tiranë për të punuar si solist pranë TKOB. Çako ka një përvojë të pasur edhe në skenat ndërkombëtare me operat Peshkatarët e Perlave, Traviata, Bohema, Rigoleto, Norma, etj. Çako ka një cv të pasur me aktivitete e suksese, e jo vetëm ai, por dhe studentët që e kanë pasur si maestro kantoje janë pozicionuar në majat e jetës muzikore shqiptare. Për aktivitetet në fushën e operës dhe muzikës lirike si dhe për meritat e shfaqura nga tenori në skenën e TKOB, është vlerësuar me çmime nderi dhe tituj të shumtë, madje që në fillimet e karrierës së tij, Çako ka fituar medalje argjendi në Festivalin Botëror të të Rinjve në Helsinki. Nëse u rikthehemi viteve 30, duhet thënë që tenori ka ngjitur me sukses mbi skenë mjaft role të literaturës vendase e të huaj, si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj, në turnetë e ndryshme që janë organizuar në Itali, Greqi, Jugosllavi, Austri, Gjermani, Turqi, Kubë, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër më të spikaturat nga rolet e shumta që Çako ka realizuar hynë Pinkertoni te Madam Buterfly, Nadiri te Peshkatarët e perlave, Alfredo te La traviata, Duka i Mantovës te Rigoleto, Trimasi te Goca e Kaçanikut, Rudolfi te La boheme, Leka te Skënderbeu, etj. E kështu tenori Gaqo Çako ka fituar një emër dhe duartrokitje e famë të pafundme falë punës së tij. Ndërkohë që në mbrëmjen e datës 29 dhjetor ai me zërin e tij do të jetë në mbrëmjen Gala.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›